Ju lutemi për ndihmë për festen e Kurban Bajramit

Ne përkujdesemi për mbi 211 femra të përdhunuara dhe 22 jetimë të kësaj kategorie. Po ashtu ndihmojmë nënat me fëmijë jetim, fëmijë jetim dhe familjet në nevojë. Një kategori e veçante që ne ndihmojmë janë viktimat- femra të traumatizuara që nuk kanë mundësi të kërkojnë ndihmë(lëmosh) si dhe të atilla që kanë plagë të hapura në fytyrë dhe trup. Zakonisht, ne u sigurojmë gjërat elementare për të jetuar 80 familjeve, ndërsa tani ne kohë pas pandemisë këtë herë numri i tyre është rritur.
Po ashtu tani kemi nevojë urgjente tu sigurojm pakon para festes së Kurban Bajramit andaj ju lutemi shumë na ndihmoni ti ndihmojm keto viktima. Pasi që nuk kemi zgjedhje tjetër, nuk kemi donacione, ju lutemi të blini disa libra me titullin “Rrëfimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë”, në gjuhën shqipe, angleze, italiane ose gjermane, me çmim prej 10 € për një libër dhe mjetet të derdhen në xhirollogarinë organizatës ose drejt për së drejti ju mund të blini pako ushqimore për ti dhuruar për nevojtaret, aq sa ju keni mundësi për ti gëzuar këto familje.
Pakoja e gjërave ushqimore dhe sanitare për viktimat përmba:  1 kg krip, 2 qese makarona, 2 qese shpageta, 2 qese oriz, 1 biber për gjella, shtojcë për gjella ( vegeta), 1 paketim djathë të butë( që shërben edhe për pite),1 paketim xhem ose krem, 2 pashtet ose krem për lyrje buke, 200 gram kafe, 3 kg sheqer, 2kg patate, 2kg qepë , 2 kg fasule, 2 kg perime, 200 gram çaj , 1 thes detergjent për rroba ,1 shampon për flokë, 1 shampon për duar, 1 pastë për dhëmbë, një dezinfektues për banjo, 1 komlet shpuza per enë, 1 kg suxhuk ose gjysmë kg mish, 3 litra vaj. Mishi dhe suxhuku zakonisht zëvendësohet me kavanoza (konserva ) pasi ka mundësi më të mira për ti ruajtur.(pasi shumica nuk kanë frigorifer).
Ju lutem shumë nëse keni mundësi të na ndihmoni së paku me disa pako ushqimore dhe ne në shenjë mirënjohje reklama juaj do të dal në web faqen tonë dhe ju na ndihmoni neve që këtyre viktimave sado pak të ua kthejmë buzëqeshën.

Adresa jonë është : Rruga “Andrea Gropa” -17/8 Prishtinë- Kosovë Emri:Shoqata e Gruas “JETA NE KASTRIOT”, Numri i llogarisë rjedhëse :20-11-0001781154-17 Banka:TEB SH.A dega Prishtina Main, Kosovë, IBAN :XK05 20-11-0001781154-17 SWIFT :TEBKXKPR

Punë vullnetare

Në OJQ „ Jeta në Kastriot ” që nga 1999 e deri më sot punojmë një ekip prej 15 vetash të profesioneve të ndryshme. I tërë aktiviteti ynë që bëjmë është punë vullnetare dhe ka shtrirje në tërë Kosovën.

Misioni

Misioni ynë ka qenë dhe është që t’ua lehtësojmë sa do pak dhimbjet e tyre, qofshin ato shëndetësore, psikologjike dhe materiale kësaj kategorie të shoqërisë.

Shifra

Në Kosovë, numri i femrave të dhunuara sipas statistikave kap shifra të ndryshme varësisht nga organizatat e ndryshme të cilat kanë bërë hulumtime në këtë drejtim.

Vizita

Përveç se i vizitojmë së paku një herë në muaj ne dhe kontrollojmë gjendjen momentale të tyre, vazhdimisht kujdesemi që 209 prej tyre të cilat janë në gjendje më të rëndë t`iu sigurojmë barna dhe ilaçe të nevojshme.

nevojat

Ajo që bëjmë ne është shumë pak në krahasim me nevojat e këtushme të cilat janë dhjetra fish më të mëdha, e aq me shumë kur te kemi parasysh se në Kosovë llogariten mbi 20 mijë femra të perdhunuara gjatë luftes, mbi 1500 pesona të zhdukur, rreth 8000 gra kryfamilajre.

Rrëfime tronditëse

Pse u detyrova t’i botoj rrëfimet e femrave të dhunuara?

Një nga arsyet kryesore është se e vërteta mbi këtë kapitull mbase më të dhimbshmin dhe më të ndjeshmin në tërë periudhën e luftës së fundit në Kosovë, po mbetet nën hije dhe se kjo e vërtetë duhet të plasohet në opinion sado e dhimbshme dhe e rëndë të jetë ajo.

Sot në Kosovë ka femra të cilat pas përjetimit të dhunimit ndodhen në gjendje shumë të vështirë psiko-fizike dhe materiale. Këto femra kanë nevojë për përkrahje, qoftë morale dhe materiale. Ato duan trajtim të vazhdueshëm dhe përkujdesje mjekësore. Askush nuk bën asgjë për to.

Top Channel - Intervista me Luljeta Selimi për rrefimet e femrave të dhunuara në Kosovë

OJQ Jeta në Kastriot | Design by europa-design.com