AKTIVITETI

Shoqata Joqeveritare “ Jeta në Kastriot” përveç që mban nën mbikqyrje femra të cilat kanë përjetuar dhunë seksuale, fizike dhe psikike nga policia dhe ushtria serbe gjatë luftës së fundit , tani përkujdeset edhe për gratë e veja që janë nëna vetëmbajtëse të familjes si dhe fëmijë jetimë pa asnjë prind që janë nën përkujdesje të personave të tretë. Këto femra dhe këta fëmijë kanë nevojë për trajtim mjekësor dhe ndihma të tjera për të jetuar sepse mbi 70% e tyre nuk gëzojnë asnjë ndihmë finaciare.

Në OJQ „ Jeta në Kastriot ” që nga 1999 e deri më sot punojmë një ekip prej 15 vetash të profesioneve të ndryshme. I tërë aktiviteti ynë që bëjmë është punë vullnetare dhe ka shtrirje në tërë Kosovën. Misioni ynë ka qenë dhe është që t’ua lehtësojmë sa do pak dhimbjet e tyre, qofshin ato shëndetësore, psikologjike dhe materiale kësaj kategorie të shoqërisë sonë e cila ka qenë dhe është edhe sot pjesa më e rëndë e dalur nga lufta që duhet vrarë ndërgjegjën e secilit prej nesh. Këto kanë pasur nevojë të përkrahen në forma të ndryshme nga institucionet dhe bamirësit si në: aspektin shëndetësor , psikologjik dhe material .

 

Nga aktiviteti jonë në teren kemi identifikur 2019 femra të kësaj kategorie ku 124 prej tyre kanë plagë të dukshme në trup (kanë gjinjë të prerë, gishtrinji të këputur, 9 me nga një sy të nxjerrur ose dëmtuar 16 në fytyrë kanë plagë të hapura dhe janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe 3 kanë bërë vetëvrasje. Përveç traumave psiqike dhe fizike që kanë marë ato përballen edhe me skamje e përbuzjen nga rrethi ku jetojnë por në shumë raste janë braktisur edhe nga vetë bashkëshortët e tyre gjë që ato detyrohen të kujdesen edhe për fëmijët e tyre. Duke u nisur nga kjo gjendje i kemi dhënë vetes detyrë që t’iu ofrojmë përkujdesje mjekësore që t'i largojmë nga gjendja e vështirë psiko –fizike dhe një ditë të bëhen të pavarura dhe të adaptohen në shoqëri pa pasur nevojë për ndihmën tonë.

 

Ne si organizatë gjatë kësaj periudhe të aktiviteteve tona kemi të arritura dhe suksese të dukshme. Disa prej tyre të arriturave: 186 femra në aspektin shëndetësor tani më nuk kanë nevojë për ndihmën tonë përveç konsultimeve te rralla me psikologen, 32 femra janë duke i vijuar studimet gratis, 25 janë kualifikur si frizere, grimere, etj për çështje estetike, 20 janë kualifikuar si rrobaqepëse dhe stiliste, 30 kanë kryer të gjitha nivelet e kurseve për kompjuter, 12 kanë kryer kurset e gjuhës angleze dhe 8 gjuhës gjermane , 12 janë kualifikuar si kuzhiniere profesioniste , 30 kanë kryer kurse për përkujdesje në çerdhe si edukatore kurse 6 presim ti ndihmojmë të regjistrohen në fakultetin e edukimit. Aktiviteti dhe sukseset e cekura më lartë janë realizuar duke i’u falenderuar njerëzve human të cilët në forma të ndryshme kanë ofruar ndihmën e tyre çoftë profesionale apo materiale. Kjo kategori ka nevojë akoma për ndihmën e tuaj andaj presim që edhe në të ardhmen të tregohemi solidarë, vetëm kështu u’a lehtësojmë tërë këto vuajtje që kanë ato dhe fëmijët e tyre. Organizata jonë do të mbetet përgjithmonë e lidhur me kauzën: të ndimojmë këtë pjesë të shoqërisë sepse këto janë viktima të luftës dhe kanë nevojë për ndihmën e secilit prej nesh.

OJQ Jeta në Kastriot | Design by europa-design.com